Maqedoni
Kovid-19, 26 të vdekur e 722 raste të reja
03.09.2021 18:37
Virusi Korona në 24 orët e fundit u ka marrë jetën edhe 26 qytetarëve të vendit...

Po ashtu siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nga 5865 testime janë regjistruar edhe 722 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 302 vetëm në kryeqendër.
Po ashtu janë regjistruar 574 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 178 mijë e 879 të infektuar, prej të cilëve 157 mijë e 868 janë shëruar, 6.013 kanë ndërruar jetë, ndërsa aktualisht janë 14 mijë e 998 raste aktive.
