Maqedoni

Bullgaria në krizë politike, RMV në pritje për zgjidhjen e kontestit

03.09.2021 18:11

Sipas të gjitha gjasave, Bullgaria do të shkojë në zgjedhje të treta të jashtëzakonshme parlamentare...

Sipas të gjitha gjasave, Bullgaria do të shkojë në zgjedhje të treta të jashtëzakonshme parlamentare, por nuk është e sigurt se edhe ata do të mundësojnë tejkalimin e krizës politike për formimin e Qeverisë. Edhe pse mandati për formimin e Qeverisë i është dhënë pothuajse të gjitha partive, kjo nuk është arritur.
 
Kjo situatë në Bullgari vetëm po e vështirëson rrugën e RMV-së për të arritur një zgjidhje të shpejtë për kontestin ndërshtetëror, e cila është edhe pengesa e vetme e RMV-së për t’i filluan bisedimet. Presidenti bullgar Radev e ka njoftuar kryeministrin Zaev se më 14 nëntor Bullgaria mund të shkojë në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.                                                                                                       
“Unë besoj se nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit do të arrimë t’i tejkalojmë çështjet e pazgjedhura me qeverinë e re bullgare. Ne i kemi adresuar çështjet tona përmes patokazit në të cilën janë të definuara si të zgjidhen të gjitha çështjet përmes afateve. Përmes notave diplomatike po e themi haptazi se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë fqinjit dhe nota e dytë që mos të përzihemi në punët e brendshme, përfshirë këtu edhe të drejtat e bashkësive të etnive më të vogla.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev. 
 
Anëtari i këshillit strategjik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gordan Georgiev, analisti Rizvan Sylejmani nuk janë optimist për zgjidhje të shpejtë.                                                                                            
“A do ta ndjekim ne akoma atë rrugë në zgjedhjen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët tanë, e cila do të jetë edhe një masë preventivë për faktorët e jashtëm të cilët po na vinë siç është rasti me krizën e emigrantëve dhe kjo na japë një kohezion të brendshëm dhe garancion nga BE.”,- tha analisti, Rizvan Sylejmani.
 
“Kam përshtypjen se BE edhe është duke e kërkuar vetveten në atë mal i cili është i shpeshtë dhe i errët. Po ashtu ne duhet të pyeti se deri kurrë fqinjët tanë pa asnjë kusht apo me ndonjë kushte minimal do të na kushtëzojnë në rrugëtimin tonë.”,- theksoi anëtari i këshillit strategjik, Gordan Georgiev.           
                          
Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është i mendimit se RMV dhe Bullgaria nuk mund të presin zgjidhje të shpejt, por pyetja tani duhet të parashtrohet në atë se cila do të jetë perspektiva e rajonit. 
 
FITIM KRYEZIU