Gjykata i refuzon garancinë, Jordan Kamçev mbetet në burgun e Shutkës
Biznesmeni Jordan Kamçev do të vazhdojë të vuajë dënimin në burgun e Shutkës...

Biznesmeni Jordan Kamçev do të vazhdojë të vuajë dënimin në burgun e Shutkës, pasi Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale, ia refuzoi garancinë e ofruar.
Siç njoftojnë nga Gjykata Penale, Kamçev, që akuzohet për rastin “Parcelat në Vodno”, ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit, në afat prej tre ditëve. Kamçev, ka ofruar garanci në pronë me vlerë prej mbi një 1.7 milionë euro dhe 200 mijë euro kesh, që të mbrohet në liri.
Për rastin “Parcelat në Vodno”, akuzohen ish kryeministri, Nikolla Gruevski, që është akuzuar për veprat larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe fshehje të pronës, kumbari i tij, Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva, të cilët akuzohen për “larje parash”.
Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është akuzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe punë tjera nga vepra ndëshkuese”.
