Maqedoni
Autokomandë, kujdestarja sulmon një fëmijë në kopsht
03.09.2021 18:58
Një fëmijë në Çerdhen “Gëzimi i fëmijëve” në Autokomandë të Shkupit...

Një fëmijë në Çerdhen “Gëzimi i fëmijëve” në Autokomandë të Shkupit është sulmuar fizikisht nga një e punësuar në çerdhe.
Rasti në polici është paraqitur më një shtator nga ana e nënën se fëmijës, e cila ka thënë se e punësuara e ka sulmuar me dru fëmijën e sajë.
Nga çerdhja e kanë konfirmuar rastin, por drejtori ka thënë se do të dal me qëndrim pasi të përfundojnë hetimet e rastit.
Ndërkohë, policia dhe ekipe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale po e hulumtojnë rastin.
Pas inspektimit të jashtëzakonshëm e punësuara do të caktohet në vend tjetër pune dhe nuk do të ketë kontakt me fëmijë, bëjnë të ditur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
