Maqedoni
Prona private e kreut të Shkupit, VMRO akuzon për ndërtim pa leje, Shilegov mohon
03.09.2021 19:09
VMRO-DPMNE akuzon kreun e Shkupit se shton pa leje ndërtimi...

VMRO-DPMNE akuzon kreun e Shkupit se shton pa leje ndërtimi, po dy kate në shtëpinë e tij në Taftalixhe, në një rajon atraktiv ku ndalohen ndërtimet shumëkatëshe. Shilegov hedh poshtë akuzat. Thotë se ka dokumente për rindërtimin e shtëpisë familjare.
“Shilegov nuk ka leje për ndëertim . Nëse do të kishte, deri tani do e kishin treguar ose ai vetë, ose bashkëpunëtori i tij në këtë akt krimnal Stefan Bogoev. Nëse kanë leje, le të dalin e le ta tregojnë të njejtën por duke treguar se në bazë të cfarë kriteri është dhënë kjo leje. Por Shilegov nuk ka leje prandaj I ikën kësaj teme”, u shpreh zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Naum Stoillkovski.
“Unë jam tanimë 7 vite në politikë. Kam dëgjuar gjithçka për veten time dhe është kryesisht një fushatë e stimuluar e zezë nga opozita. Lidhur me këtë çështje, unë do të pres të shoh se deri ku do të shkojnë me gënjeshtrat e publikut të Shkupit dhe Maqedonisë dhe do të bëj një shtyp të vetëm mbi të cilin do të nxjerr të gjitha dokumentet nga të cilat gënjeshtra që po krijohet përreth shtëpia ime familjare që i nënshtrohet rindërtimit”, theksoi kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.
