Botë

Kosovë, rritet numri i Kovid pacientëve në spitale

03.09.2021 19:20

Numri i madh i të infektuarve në Kosovë ka ndikuar edhe në rritjen e Kovid pacientëve në trajtim spitalor...

Numri i madh i të infektuarve në Kosovë ka ndikuar edhe në rritjen e Kovid pacientëve në trajtim spitalor.

Aktualisht në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 1 mijë e 209 pacientë, prej të cilëve 79 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 1 mijë e 19 ndodhen në terapi oksigjeni.

Ky numër është më i lartë krahasuar me një ditë më parë, ku në spitale dhe klinika trajtohen pacientët me COVID-19, 69 pacientë ishin në kujdes intensiv.

Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit në Kosovë, 170 persona të infektuar me virusin Korona, kanë ndërruar jetë.