Botë

Greqi, konfirmohen 6 raste me llojin “Mu”

03.09.2021 19:42

Në Greqi janë konfirmuar gjashtë raste të llojit “Mu” të virusit Korona...

Në Greqi janë konfirmuar gjashtë raste të llojit “Mu” të virusit Korona, i njohur shkencërisht si B.1.621.

OBSH ka thënë se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Disa ditë më parë, shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më ngjitës se sa variantet aktuale ose më i aftë për të kapërcyer imunitetin natyral apo atë të siguruar nga vaksinat. I njohur si C.1.2., u zbulua për herë të parë në maj.

Hulumtimi ka treguar se është përhapur në shumicën e provincave të Afrikës së Jugut, përveç shtatë vendeve të tjera në Afrikë, Evropë, Azi dhe Oqeani, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe në Greqi.