Maqedoni
Parashikimi i motit
04.09.2021 12:02
Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira.....

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të shiut dhe erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura minimale do të lëvizin prej 6 deri në 16, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval nga 25 deri në 32 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm ku temperatura e minimale do të arrijë 12 gradë, ndërkaq temperatura e ditës deri në 29 gradë Celsius.
