Maqedoni
Kumanovë, pandemia rrit punën në ndihmën e shpejtë
04.09.2021 13:50
Situata e krijuar nga vala e katërtë e pandemisë së virusit Korona, ka shtuar aktivitetet në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë....

Situata e krijuar nga vala e katërtë e pandemisë së virusit Korona, ka shtuar aktivitetet në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë. Nga ky ent shëndetësor njohtojnë se çdo ditë u ofrojnë ndihmë personave të prekur nga virusi Korona. Ndihmat, jo vetëm të prekurve me Covid 19, por edhe pacientët e tjerë, janë nga më të ndryshmet, varësisht nga sëmundja e pacientëve, thonë nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë.
“Vala e katërtë e virusit edhe tek ne u ndie mjaft. Gjatë kësaj periudhe dukshëm është rritur numri i pacientëve me Covid 19. Bëhet fjalë për persona të cilët edhe pse janë trajtuar nga specialistë infektoloë , në shërim shtëpiak apo në Spitalin ditor infektiv, megjithatë ndodhë që të përballen me shqetësime të ndryshme shëndetësore, përshembull të kolaborojnë, të ngulfaten, tu bie saturacioni, andaj është e nevojshme që ne të intervenojmë si ekip i Ndihmës së shpejtë, për ti dërguar pacientët në Spitalin e Kumanovës apo në Shkup.”, tha për TVM2, Marija Petrushevska, mjeke në ndihmën e shpejtë – Kumanovë.
Për shkak të natyrës së punës gjatë kësaj vere vetëm një pjesë e të punësuarve i kanë shfrytëzuar pushimet verore, pasiqë përpos qytetarëve të Kumanovës ky ent shëndetësor ndihmë u ofron edhe banorëve të vendbanimeve rurale të Komunës së Kumanovës.
Të theksojm se në rajonin e Kumanovës janë rreth 1.000 raste aktive, kurse betejën nga virusi Korona e kanë humbur 398 qytetarë të rajonit të Kumanovës.
FATLUM AQIFI
