Maqedoni
Tetovë, vdesin katër pacientë me Covid 19
04.09.2021 14:10
Katër pacientë të cilët po trajtoheshin për Covid-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit....

Katër pacientë të cilët po trajtoheshin për Covid-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.
Siç informojnë nga Kovid-Qendra dhe Spitali i Tetovës, viktimat janë të moshës 53,63,65 dhe 78 vjeçe.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë, ndërkaq tetë persona janë shëruar. Të gjithë 102 pacientët që janë nën trajtim spitalor janë në mbështetje të aparatit për oksigjen”, informoi sot dr. Gëzim Nuredini, koordinator i Kovid-Qendrës në Tetovë.
Ndyshe, ndihmë mjekësore në këtë rajon kanë kërkuar 147 persona.
