Maqedoni

Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë, Simovski: Ftojmë qytetarët të regjistrohen

04.09.2021 14:50

Enti Shtetëror i Statistikave dhe zyrtarisht njoftoi fillimin e regjistrimit të popullsisë, banesave dhe amvisërive....

Enti Shtetëror i Statistikave dhe zyrtarisht njoftoi fillimin e regjistrimit të popullsisë, banesave dhe amvisërive. Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar dhe komisionet e rajoneve të regjistrimit sëbashku me instruktorët shtetëror, instrukorët rajonalë dhe regjistruesit kanë dalë në një turne në qarqet e tyre të regjistrimit. Kreu i Entit të Statistikave ftoi qytetarët që të regjistrohen. 
 
"Çdo gjë është gati për fillimin e nesërm të regjistrimit dhe ftoj qytetarët që të pranojnë regjistruesit tanë me besim. Ky aksion është me interes për gjithësecilin dhe është privilegj dhe nder pjesëmarrja në regjistrim dhe përgjigjja në pyetjet e parashtruara. Ajo do të thotë kujdes për jetë më të mirë për vete dhe për gjeneratat e ardhëshme.”, tha Apostol Simovski, drejtor i ESHS.
 
Selami: Regjistrimi sipas protokolleve anti Kovid
 
Për shkak të epidemisë, regjistruesit do të zbatojnë protokollet për mbrojtjen nga infeksioni, ndërkaq ftohen edhe qytetarët që të mbrojnë veten dhe regjistruesit. Sipas Entit të Statistikave, mbi dy të tretat e regjistruesve janë persona të vakcinuar.
 
“Askush nuk guxon të mbetet jashtë përfshirjes në këtë operacion më të madh statistikor në vend sepse vetëm ashtu do të dëshmojmë se ekzistojmë. Për ata që frikohen nga përhapja e infeksionit veçanërisht dëshiroj të theksoj se regjistruesit tanë maksimalisht do të respektojnë masat mbrojtëse të parapara me protokollin për regjistrim në kohë kovidi.”, tha Ilmi Selami, zëv/drejtor i ESHS.
 
Nuhiu: Ftoj diasporën të regjistrohet
 
Në këtë operacion statistikor për herë të parë po regjistrohet edhe diaspora. Përmes aplikacionit online deri tani janë vetëregjistruar rreth 191.000 shtetas që janë jashtë vendit. Qeveria me apel. 
 
“Regjistrimi i diasporës vazhdon. U bëj thirrje atyre që nuk u regjistruan deri tani që të regjistrohen gjatë kësaj periudhe. Të gjithë qytetarët e shtetit tonë do të regjistrohen, do të numërohen dhe do të jenë pjesë e numrit të përgjithshëm të popullisisë së shtetit tonë, përfshi edhe diasporën. Ligji do të zbatohet deri në germën e fundit.” , tha Agim Nuhiu, zëv/ministër i drejtësisë.
 
Mariçiç: Regjistrimi, thelbësor për planifikimet
 
Regjistrimi i populsisë, banesave dhe amvisërive, i cili duhet të realizohet çdo dhjetë vjetë, nuk është bërë që në vitin 2002. Ministri drejtësië thotë se mungesa e të dhënave që sigurohen gjatë regjistrimit pengon institucionet në planifikimin e projekteve.   
  
“Përfundimisht, si e gjithë bota e zhvilluar do të kemi informata thelbësore për krijimin e planeve dhe projekteve të nevojshme para sëgjithash për ju qytetarë. Në RMV për fat te keq regjistrimi nuk është bërë me vite. Situata e tillë ishte e paqëndrueshme dhe si shtet nuk mund ta toleronim.”, tha Bojan Mariçiç, ministër i drejtësisë.
     
Regjistrimi do të bëhet në të gjitha gjuhët që fliten në Maqedoninë e Veriut ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen pas katër muaj. 
 
SHPËTIM NUREDINI