Botë
Evakuimi i amerikanëve në Kabul, Blinken: Faleminderon liderët e Katarit
04.09.2021 15:50
Sekretari amerikan i shtetit Entonio Blinken të dielën do të udhëtojë për në Katar dhe Gjermani me çrast do ti vizitojë diplomatët dhe ushtarët amerikan...

Sekretari amerikan i shtetit Entonio Blinken të dielën do të udhëtojë për në Katar dhe Gjermani me çrast do ti vizitojë diplomatët dhe ushtarët amerikan të cilët së bashku me afganët janë evakuuar në kabul. Do ti falemnderoj liderët e Katarit për përpjekjet që bëjnë për ti evakuuar ata.
“Do të kem rastin të takohem me afganët përfshirë edhe personelin tonë të punësuar lokal nga ambasada në Kabul të cilët janë të sigurtë në Dohë duke u përgatitur për të udhëtuar në SHBA. Leja e katarit për SHBA – të që përkohësisht ti strehojë afganët e evakuar në bazën ajrore ishte kyçe për lehtësimin e transportit ajror në Kabul.”. tha Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit.
“Vazhdojmë të mbajmë kanale komunikimi me talebanët për çështje që janë të rëndësishme për ne duke filluar nga përpjekjet që tu lejojmë njerëzve ta lëshojnë Afganistanin nëse vendosin ta bëjnë këtë. Ngushtë bashëpunojmë me partnerët tanë Katarin dhe Turqinë që të aktivizohet aeroporti në Kabul sa më shpejtë.”, u shpreh Blinken.
Gjatë vizitës në Katar Blinken nuk do të takohet me përfaqësuesit e talebanëve. Në Gjermani ai do të takohet me ministrin gjerman të punëve të jashtme Mas dhe do të merr pjesë në takimin virtuel me ministrat e punëve të jashtme edhe të 20 vendeve tjera që kanë interesim për Afganistanin.
Ndërkohë në Kabul shumë janë vrarë dhe dhjetra janë lënduar pasi që talebanët kanë shtënë në ajër duke thënë se e kanë marrë zonën e Panshirit. Përfaqsuesit e Talebanëve kanë ftuar ithtarët ti ndërprejnë të shtënat dhe i paralajmëruan se nëse nuk e bëjnë këtë do tu merren armët. Bashkimi Evropian ndërkohë do të bashkëpunoj me talebanët me kushte të ashpra por kjo nuk do të thotë se blloku e pranon qeverinë e re afgane. BE duhet të lidhet me qeverinë e re në Afganistan për ta mbështet popullatën afgane. Shefi i diplomacisë britanike Domenik Rap ndërkohë tha se Londra nuk do ta njohë qeverinë talebane në Afganistan por se duhet ta pranojë situatën në vend.
SEDAT SELIMI
