Maqedoni
Sherifi: Partitë kanë kandiduar militant partiak
04.09.2021 16:51
Pas shpalljes së Zgjedhjeve lokale për 17 tetor të këtij viti, subjektet politike kanë bërë publik shum emra të kandidatëve

Pas shpalljes së Zgjedhjeve lokale për 17 tetor të këtij viti, subjektet politike kanë bërë publik shum emra të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunal. Profesori Universitarë Isak Sherifi, thot se partite politike edhe kësaj radhe u kanë dhënë mundësi kandidimi militantëve partiak.
“Kandidaturat e subjekteve me relevancë politike që kanë qeverisur për plotë dy mandate sërisht kanë riaktualizuar kandidaturat edhe për mandatet e treta. Kjo dëshmon qartë se spektret politike shqiptarë qoftë pozitë, qoftë opozitë nuk ka arritë që të detekton ndonjë kandidaturë nga shoqëria civile apo të spektrit më të gjërë jashtë partiak.”, tha Isak Sherifi, profesor univesrsitar.
Sherifi poashtu thekson se edhe sa u përket listave të këshilltarëve partite politike janë përcaktuar për kuadro partiak.
“Edhe në listat e këshilltarëve edhe tek bartësit e listave nuk ka ndonjë risi, dhe trupi votues do të orientohet në eshallonet partiake qoft atë të parë apo të dytë. Por mbi të gjitha spektri politik shqiptarë është dashtë të paktën kta që kanë qeverisur me pushtetin lokal dy mandate të plota mos tju jepet edhe një mundëis për mandate të tretë e diku diku ka edhe për mandate të katër.”, tha Sherifi.
Profesori universitar Isak Sherifi vlerëson se kjo përzgjedhje e kandidatëve mund të ndikojë negativish në motivimin e votuesve për ta dalur në zgjehdje.
FITIM KRYEZIU
