Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, Gerasimovski: Proces i sigurt, ESHS e përgatitur
04.09.2021 17:20
Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive, do të realizohet në mënyrën më të mirë dhe të sigurt....

Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive, do të realizohet në mënyrën më të mirë dhe të sigurt. Kështu vlerëson njohësi shumëvjeçar i çështjeve demografike dhe njëherit ish - drejtor i Entit Shtetëror për Statistika, Donço Gerasimovski sipas të cilit, protokolet anti-covid dhe metodologjija digjitale e regjistrimit që ka në dispozicion Enti Shetëror për Statistika garantojnë proces të sigurt statistikor.
“Vlerësojë se procesi i regjistrimit të popullësisë do të jetë i sukseshëm dhe i sigurt, duke marr parasysh këtu të gjitha rrethanat dhe kushtet që janë vënë në dispozicion për këtë proces dhe duke marr parasysh periudhës së gjatë të përgatitjes institucionale dhe të gjitha aktivitetet tjera organizative që janë ndërmarrë nga Enti Shtetëror për Statistika.”, tha Donco Gerasimovski, ish - drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.
Xhaferi: Regjistruesit duhet të kenë qasje të kujdesshme
Për të fituar besimin e qytetarëve për t’u regjistruar sa më masovisht, nevojitet qasje serioze dhe durim nga gjithë regjistruesit në terren.
Profesori universitar Saedin Xhaferi, thotë se nëse kihet kujdesë në këtë drejtim, nuk do të përballemi e as me bojkot.
“Qytetarët duhet t’i qasen regjistrmit në terren, ndërsa nga ana tjetër regjistruesit të jenë shumë të saktë, të evidentojnë atë për të cilën qytetarët deklarohen sepse vetëm në këtë mënyrë do të ketë pasqyre reale.”, tha Saedin Xhaferi, profesor në universitet.
Procesi i regjistrimit, Ekspertët: Suksesi, varet nga regjistruesit
Gerasimovski dhe Xhaferi thekësojnë rëndësinë e grumbullimit dhe përpunimit të informacioneve nga terreni, në mënyrë digjitale, siç parasheh metodologjija e regjistrimit. Por në bazë të çfarë do të vlerësohet nëse ky operacion statistikor do të jetë ose jo i realizuar me sukses?
“Regjistrim i sukseshëm do të jetë atëherë kur regjistruesi një regjistrues do të arrijë të bëjë regjistrimin e plotë të popullësisës dhe amvisërive në rajonin e tij përkatës.”, tha Gerasimovski.
“Unë mendojë se regjistrimi do të jetë i sukseshëm nga shkaku një tentative në vitin 2011 në të cilën u ndërpre regjistrimin për shkaqe të cilat në atë kohë I di politika e atëherëshme, mirëpo tani më nuk ka kohë që të presim që të bëjmë një regjistrim tjetër. Për atë arsye mendojë se ky regjistrim do të jetë I sukseshëm.”, tha Xhaferi
Ekspertët janë të mendimit se rezultatet përfundimtare të këtij regjistrimi do të tregojnë rënie drastike të natalitetit dhe rritjen e numrit të të rinjve të shpërngulur. 6 mijë regjistrues në terren me vete do të kenë lap-topë të lidhur me internet dhe sistem GPRS dhe ESHS-ja në çdo moment do tëmbikqyrë punën e tyre.
Skadimi eventual i afatit të dokumenteve të indetifikimit ose adresa të ndryshme të anëtarëve brenda një shtëpie, nuk pezulluon të drejtën për t’u regjistruar me sukses, informojnë për TVM2 nga ESHS. Nevojitet vetëm, numri amë ose njëri prej familjarëve të jetë prezent dhe të japë të dhënat e anëtarëve të tjerë. Rezultatet përfundimtare të regjistrimit, pritet të publikohen pas vitit të ri.
REXHEP QAMILI
