Maqedoni
Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Kërçovë, jetën e humb 1 person, 7 lëndohen
04.09.2021 18:15
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në autostradën Gostivar-Kërçovë në të cilën ka një viktimë....

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në autostradën Gostivar-Kërçovë në të cilën ka një viktimë, dhe shtatë persona janë dërguar në spitalin e Gostivarit për ndihmë.
Ministria e Brendshme thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 pranë varrezave të Novoselës dhe tre automjete kanë marrë pjesë në të.
"Në një aksident automobilistik në të cilin u përfshinë tre automjete: një xhip "Mercedes", një automjet pasagjerësh BMW dhe një kamion... Një person nga kamioni vdiq në vendin e aksidentit, dhe shtatë persona fillimisht u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit 'Ferid Murad' për trajtim mjekësor." thonë informacionet fillestare nga Ministria e Brendshme.
Rruga Gostivar-Kërçovë është e mbyllur për komunikacion në të dy drejtimet, dhe terreni inspektohet nga një prokuror publik dhe ekipet e policisë së Gostivarit.
