Botë

Kosovë, 21 viktima dhe 1.278 raste të reja me Covid-19

04.09.2021 18:37

Në Kosovë janë regjistruar 21 viktima të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Në Kosovë janë regjistruar 21 viktima të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
 
Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 1.278 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 10.609 mostrave. Nga kjo shifër, i bie që 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për koronavirus. Sa i takon infektimeve, më së shumti raste janë regjistruar në grupmoshën 30-39 vjeç, përkatësisht 260 të infektuar. Mjekët kanë konfirmuar si të shëruar nga COVID-19 edhe 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140. Raste aktive janë 26.534.