Maqedoni

Arrestimi i diplomatit, Osmani paralajmëron veting për diplomatët

04.09.2021 18:52

Pasi Ministria e Jashtme konfirmoi se një diplomat i vendit ka qenë i arrestuar javën e shkuar në Serbi...

Pasi Ministria e Jashtme konfirmoi se një diplomat i vendit ka qenë i arrestuar javën e shkuar në Serbi në vendkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc gjatë hyrjes në RMV, Ministri Jashtëm Bujar Osmani paralajmëroi veting të plotë për të gjithë diplomatët që të mos ndodhin skandale të këtilla. Bëhet fjalë për Zv/Shefin e Misionit të OSBE-së në Vjenë, Mile Mileknkovski që kishte fletarrest ndërkombëtar për veprën që e kishte bërë para tre viteve. 
 
Milenkovski në një udhëtim privat, me ndihmën e një personi tjetër ka ndihmuar që të arratiset nga Armenia vëllai i Presidentit të shkarkuar armen, për të cilin në Armeni janë zhvilluar procese për fshehje tatimesh dhe pasuri të jashtëligjshme.
 
“Kam ndërmarrë një sërë masash dhe vendimesh që nënkuptojnë vendimin për tërheqjen e mandatit në Vjenë, ngrirjen e marrëdhënies së punës deri në zbardhjen e rastit dhe vendosa që të bëhet një veting i jashtëzakonshëm për të gjithë diplomatët në MPJ duke shfytëzuar mekanizmat e certifikatave të NATO-s, ato kombëtare dhe të gjithë mekanizmat tjera që të mos ndodhin gjëra të këtilla.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.