Botë

Shqipëri, tre të vdekur 895 të infektuar

04.09.2021 19:07

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa janë shënuar 895 raste të reja me COVID-19, në Shqipëri....

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa janë shënuar 895 raste të reja me COVID-19, në Shqipëri.
 
Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5.901 testime. Aktualisht janë 11.288 pacientë aktivë në të gjithë Shqipërinë ndërkaq, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 519 qytetarë.