Botë

Pamje të frikshme/ Treni i mallrave përplas furgonin me punëtorë në Turqi, vdesin 6 persona

04.09.2021 20:01

Gjashtë të vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në Turqi....

Gjashtë të vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në Turqi. Një tren mallrash përplasi një minibus, në Turqinë veriperëndimore. Në minibus udhëtonin disa punëtorë të një kompanie.
 
Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën rreth orës 08:00 të mëngjesit me orën lokale.
 
Të gjithë viktimat ndodheshin në minibusin që transportonte punëtoret e një fabrike tekstilesh, të cilët kishin mbaruar turnin e natës, raportojnë mediat e huaja.
 
Pamjet nga kamerat e rrugës që u transmetuan në kanalet e lajmeve televizive treguan shoferin e minibusit, që u përpoq të manovronte përpara se treni ta përplaste dhe ta merrte para në shinat e tij.
 
Në vitin 2018, 25 njerëz humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Turqi, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
 
Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë deklaroi se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale.