Maqedoni

Sot filloi regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave

05.09.2021 12:18

Në 50 rajone të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut sot fillon Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave...

Në 50 rajone të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut sot fillon Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave.  
 
Operacioni statistikor zyrtarisht fillon sot në mëngjes në orën 8, ndërsa do të zgjasë deri më 30 shtator, deri atëherë do të zgjasë edhe regjistrimi onlajn i diasporës, që filloi më 1 mars. Deri tani në diasporë janë regjistruar përafërsisht 191.000 qytetarë.
 
Dje Enti Shtetëror i Statistikave  zyrtarisht njoftoi se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar dhe komisionet e rajoneve të regjistrimit sëbashku me instruktorët shtetëror, instrukorët rajonalë dhe regjistruesit kanë dalë në një turne në qarqet e tyre të regjistrimit. Kreu i Entit të Statistikave ftoi qytetarët që të regjistrohen. 
 
"Çdo gjë është gati për fillimin e nesërm të regjistrimit dhe ftoj qytetarët që të pranojnë regjistruesit tanë me besim. Ky aksion është me interes për gjithësecilin dhe është privilegj dhe nder pjesëmarrja në regjistrim dhe përgjigjja në pyetjet e parashtruara. Ajo do të thotë kujdes për jetë më të mirë për vete dhe për gjeneratat e ardhëshme.”, tha Apostol Simovski, drejtor i ESHS.