Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë në Tetovë, Dauti: Jemi përgatitur, qytetarët të regjistrohen

05.09.2021 14:25

Në mungesë të 40 regjistruesve filloi regjistrimini popullsise,vendase edhe në komunën e Tetovës...

Në mungesë të 40 regjistruesve filloi regjistrimini popullsise, vendase edhe në komunën e Tetovës. Nazmi Dauti anëtar i Komisionit për Regjitrim në Komunën e Tetovës tha se janë bërë të gjitha parakushtet per të filluar regjistrimin e popullaisi sipas planit që ka parapar ESHS. Ai tha se mungesa e 40 regjistruesve do të mbulohet nga 242 regjistruesit sa janë tani.
 
“Kemi 242 regjistrues. Sot zyrtarisht fillon procesini regjistrimit,i kemi bërë të gjitha përgaditjet dhe instruktorët rajonal,janë në teren dhe japin përkrahjen e tyre si instruktor që kanë provojën e tyre ndaj regjistruesve.”, tha Nazmi Dauti, anëtar i Komisionit për Regjitrim në Tetovë.
 
Dauti kërkonë nga qytetarët që ti mirëpresin regjistruesit dhe të regjistrohen.
 
"Besoj dhe mendoj qe qytetarët duhet ta pranojn procesin e regjistrimit pasi që, i njejti bëhet për të mirën e qytetarëve, dhe mendojmë qe edhe qytetarët do ti presin ashtu siç duhet regjistruesit që edhe ata të realizojnë punën e tyre.”, tha Dauti.
 
Procesi i regjistrimit do të zgjas deri më 30 shtator.
 
VISAR SADIKI