Maqedoni
Filloi regjistrimi i popullsisë, Berisha: Regjistrimi në çair pa pengesa
05.09.2021 14:52
Pesë mijë regjistrues të trajnuar sot kanë filluar me vizitat nëpër shtëpi dhe banesa për plotësimin e formulareve...

Pesë mijë regjistrues të trajnuar sot kanë filluar me vizitat nëpër shtëpi dhe banesa për plotësimin e formulareve për regjistrim të popullisë në RMV. Në komunën e Cairit nga TVM2 ështe ndjekur situata nga afër për të parë se si po rjedh operacioni më madh statitikor ne vend. Regjistrimi deri më tani nuk ka hasur në ndonjë pengesa ose paqartësi, kurse numri I regjistruesve deri tani është rreth 300 persona, thotë instruktori shtetëror nga ESHS Bekim Berisha.
“Sa I takon procesit të regjistrimit, sot në Çair fillum si në gjithë shtetin. Deri tani nuk ka probleme më të mëdha, paraqiten disa pengesa, disa paqartsi tek disa regjistrues mirpo të cilat I zgjidhim aty per aty. Deri tani në rajonin e komunës së Cairit janë regjistruar 290 persona, diku rreth 60 ekonomi familijare dhe rreth 75 banesa, mirpo ai numër përditsohet në çdo sekond.”, tha Bekim Berisha, instruktor shtetëror nga ESHS.
Simovski: Kujdes nga personat e pa identifikuar
Në secilën shtëpi ose banes do të hyje vetëm një regjistrues, ai nuk do të lajmrohet në telefon por drejtpërdrejt do ti bie ziles. Regjistruesi do të ketë veshje me mbishkrime nga ESHS dhe karta idenfitikimi që përmbajnë informacionet e tyre personale.
“Të gjithë ata të tjerë që nuk kanë një kartë idenetifikimi të tillë duhet ta kenë parasysh qytetarët se ata janë provokator qe duan të bëjnë dicka ndryshe. Mos lejoni asnjë person të bëjë një regjistrim në shtëpi ose kudo nëse ata nuk e kanë këtë kartë identifikimi dhe normalisht të dëshmojnë që karta e identifikimit i përket atyre personave. Ne e bëjmë këtë me qëllim sepse jemi të vetëdijshëm për anti-fushatat që kemi dhe është e mundur që gjithmonë të ketë dikush që do të përpiqet të abuzojë me këtë proces.”, tha Apostoll Simovski, drejtori i Entit Shtetëror për Statistik.
Operacini statistikor do të zhvillohet në mbi 50 qendra rajonale, të cilat të cilat përfshijnë komisione të regjistrimit të përbëra nga sekretarë komunalë, instruktorë shtetërorë rajonalë dhe regjistrues.
“Të gjithë komisionet janë në funksion dhe ata po e bëjnë punën e tyre në mënyrë fantastike. Deri më tani nuk kemi vërejtje.”, tha Apostoll Simovski, drejtori I Entit Shtetëror për Statistik.
Qytetarët mund të zgjedhin se në cilën gjuhë mund ti japin informatet e tyre. Evidentimi I një familje katër antarëshe mund të zgjase mesatarish deri në 15 minuta.
SEDAT SELIMI
