Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Ahmeti prezanton agjendën elektorale

05.09.2021 15:19

Mesnata e 11 shatorit është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash...

Mesnata e 11 shatorit është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash. Partitë politike kanë edhe gjashtë ditë në dispozicion për të vendosur dhe për të hartuar listat. Pjesa më e madhe kandidatëve janë publikuar ndërkaq është intensifikaur edhe fushata zgjedhore e cila zyrtarisht do të duhej të fillonte më 27 shator në mesnatë.      
 
Kreu I BDI, Ali Ahmeti, pas publikimit të kanidatëve për kryetarë komunash, kumtoi edhe përmbajten e fushatës, e cila do të bazohet në pesë shtylla,: agjenda e blertë, agjenda digjitale, agjenda e derës së hapur, agjenda e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe agjenda zero.
 
“Këto pesë përbetime të përgjithshme nuk janë vetëm një prezemtim zgjedhor i kandidatëve tanë për kryetar komunash por janë kodi i jonë i ri i detyrueshëm i sjelljes. Jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Për këtë, do t’i mbajmë për fjale të gjithë kryetarët e komunave. Rrugët tona i kemi zgjedhur gjithmonë bashkë. Sot, po zgjedhim të blertën, po zgjedhim jetën, sepse kjo është e ardhmja më e mirë për ne dhe për brezat që vijnë.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
ASH vazhdon me trajnimin e kandidatëve
 
Ndërkaq, Aleancës për Shqiptarët ka vazhduar trajnimin e  kandidatëve për kryetar komunash dhe disa nga kandidatët potencial për këshilltarë komunal në Fondacionin gjerman Konrad Adenauer. 
 
“Përkushtim i Aleancës për Shqiptarët, do të jetë decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit, me theks të veçantë decentralizimi fiskal dhe i shëndetësisë.” - ka deklaruar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, prandaj si parti ndjejnë përgjegjësi në përzgjedhjen e kandidatëve. 
 
PDSH zgjedh bartësit në Bogovinë-Bërvenicë
 
Ndërkaq, degët e PDSH-së në Bogovinë dhe Bervenicë kanë miratuar listat e kandidatëve për këshillat komunal, ndërsa kandidatët për kryetar të komunave përkatëse kanë elaboruar platformat me të cilat do të garojë në këto zgjedhje.
 
PRD-PLD kandidojnë Arben Shaqirin për shkupin
 
Në bllokun maqedonas, koalicioni “Të vendosur për ndyshime” Partia për Ripërtëritje Demokratike dhe Partia Libera Demokrate kanë promovuar muzikantin Arben Shaqiri kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit ndërsa mjekun Nikolla Panovski si bartës i listës për këshilltarë.
 
LSDM-VMRO vazhdojnë akuzat e ndërsjella
 
LSDM dhe VMRO DPMNE kanë vazhduar me akuzat e ndërsjella. Partia e Zaevit konsidron se opozita maqeonase ka vështirësi në gjetjen e kandidatëve për kryetar komunash pasi ashkush nuk do të bëhet pjesë e garës së një koalicioni humbës, ndërkaq opozita konsideon se, për shkak të krimit, partisë së Zaevit po i largohen partnerët e koalicionit dhe zyrtarë të saj, siç ishte rasti me kreun aktual të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.    
 
SHPËTIM NUREDINI