Maqedoni

Masat anticovid, gastronomët pro masave, por duan ndihmë nga shteti

05.09.2021 16:24

Masat në fuqi për parandalimin e përhpajes së virusit po e dëmtojnë sektorin privat....

Masat në fuqi për parandalimin e përhpajes së virusit po e dëmtojnë sektorin privat. Qëndrim Zendeli pronar I një salloni për organizimin e dasmave,  thekson për TVM2 se që nga fillimi I panemdisë,  sektori më I dëmtuar vazhdon të mbetet gastronomia, më saktë, sallonet për organizimin e dasmave. Thotë se është pro masave por shton se paralelisht duhet të mendohet edhe për masa ndihmesë për biznesin.
 
“Ne 18 muaj ishim të mbyrllur, punuam vetëm 1 muaj e gjysë. Problemi i ardhshëm është se nuk e dimë edhe sa do të jemi të mbyllur, subvencione nuk ka. Ne jemi të vetëdijshëm se pandemia e ka prekur gjithë njerëzimin mbi të gjitha ne jemi human dhe nuk jemi për atë që të grumbullohen njerëz dhe të ketë të infektuar, jemi për masa por ne kemi një apel deri tek qeveria që të mos na le anesh pasi ne kemi shumë harxhime fikse, shumë punëtor që duhet të mbulohen gjatë tërë vitit.”, tha Qendrim Zeneli, pronar.
 
Edhe nga Oda e Pavarur e Hotelierëve, kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria, në të kundërtën thonë se rrezikojnë të shkojnë drejt falimentimit.
 
“Qeveria duhet ta ketë parasysh se masat mbështetëse finaciare duhet të vazhdojnë dhe më pas të shndërrohen në masa që do të stimulojnë rritje dhe zhvillim ekonomik. Oda e pavarur tashmë po mbledh të dhëna nga anëtarët e saj për nevojat aktuale të gastronomisë, të cilat do të jenë pjesë kërkesës drejtuar qeverisë për mbështetje.”, thonë nga Oda e Pavarur e Hotelierve.
 
Nga Qeveria thonë se për momentin nuk mendohet për pako të re mbështëse për biznesin por nëse do të jetë e nevojshme, një gjë e tillë do të shqyrtohet pas zgjedhjeve lokale.
 
ZEKIRJA MEXHITI