Maqedoni
Promovime projektesh para zgjedhjeve, Salihi: Po keqpërdoren nga funksionarët publikë
05.09.2021 16:23
Ministrant, drejtorët e krerët aktualë tëv komunave, pas shpalljes zyrtare së zgjedhjeve lokale....

Ministrant, drejtorët e krerët aktualë tëv komunave, pas shpalljes zyrtare së zgjedhjeve lokale, shtuan aktivitetet promovuese për projekte, edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, që qartëson se që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ndalohet: fillimi i ndërtimit me fonde nga buxheti, fonde publike, fonde të ndërmarrjeve publike etj për objekte infrastrukturore e shoqërore, përveç nëse më parë për këtë janë parashikuar fonde nga buxheti. Nga sektori civil thonë se kjo dukuri shpeshtohet para çdo cikli zgjedhor e funksionarët shfrytëzojnë pikërisht këtë hapësirë ligjore për të ndarë fonde para shpalljes së zgjedhjeve, e për t’i lënë promovimet e projekteve, sa më pranë ditës së zgjdhjeve.
“Shohim se në masë të madhe disa funksionarë të partive të ndryshme I keqpërdorin këto, edhe pse e dime se në Kodin Zgjedhor 20 ditë pëpara fillimit të kampamnjës nuk duhet të ketë edhe promovime të këtyre projekteve. Por siç duket disa nga to e keqpërdorin një nen, I cili thotë se nuk duhet të promovohen projekte, përveç se projektet të cilat janë aprovuar në buxhetin paraprak.”, tha Enver Salihi, OJQ justice.
Salihi: Duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në ligj
Salihi, thotë për TVM 2, se për të parandaluar në të ardhmen keqpërdorimet e tilla, nevojitet ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalim të Korrupsionit.
“Duhet të bëhet një ndryshim i Ligjit për Parandalim të Korrupsionit dhe të ndalohet çfarëdo lloj promovimi që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve apo çfarëdo lloj punësimi, të cilët madje i shohim kohës së fundit në masë të madhe, që reklamohen edhe publikohen nga disa individë. Komisioni për parandalimin e korupcionit duhet të jetë më agjil dhe të veprojë.”, tha Salihi.
Nga Komisioni për Parandalim të Korupcionit, nga ana tjetër tashmë disa herë janë sqaruar se nuk kanë kompetenca të mjaftueshme për të dhënë mendim lidhur më këto çështje.
ERSAN PAJAZITI
