Maqedoni

Mësimi tërëditor, Ymeri: Jemi të stërngarkuar, shtojmë klasat

05.09.2021 17:00

Një nga nevojat e patjetërsueshme të ditëve të sotme është mësimi tërditor...

Një nga nevojat e patjetërsueshme të ditëve të sotme është mësimi tërditor. Kërkesat e prindërve,me shtimin e orareve dhe obligimeve janë të mëdha ndërsa kushtet në shkollat fillore për ta realizuar mësimin tërditor janë të kufizuara. Këtë gjendje e vështirëson edhe situata me pandeminë. SH.F. “Ismail Qemajli” në Shkup është një ndër shkollat e para e cila ka aplikuar mësimin tërditor ku deri më tani ka funksionuar nga klasa e dytë deri në klasën e pestë, ndërsa këtë vit hapen edhe dy klasë të reja shkaku I numrit të stërngarkuar të nxënësve thekson drejtoresha e shkollës. 
 
“Klasat me mësim tërditor kanë qenë të ngarkuara me shumë nxënës,mendoj edhe janë me 40 nxënës. Por sivjet kemi çel edhe nga një klasë,klasën e dytë dhe klasën e tretë,për shkak se është kërkesa shumë e madhe,punojnë të dy prindërit,mbi 60 prind që kërkojshin mësim tërditor,kështu që u detyruam,mendoj bëmë kërkesë nëpërmjet Komunës,Ministrisë që të mund të çelen edhe dy klasa me mësim tërditor, klasa e dytë dhe klasa e tretë.”, tha Burbuqe Ymeri, drejtoreshë e Sh.f. “Ismail Qemali”.
 
Shton se pranimi i nxënësve bazohet në disa kushte ku prioritet kanë fëmijët me një prind, femijët me dy prind të punësuar dhe një përqindje e vogël e rasteve në nevojë. 
 
“Prioritet kanë fëmijët të cilët dy prindërit punojnë, 95 % janë fëmijë që punojnë dy prindërit. Por kemi edhe nevojtarë tjerë të cilët janë me një prind edhe dikush që me të vërtetë duhet ti ndihmohet,ka nevojë,kështu që ajo është një pakicë shumë e vogël.”, tha Ymeri.
 
Krahas hapjes së klasëve të reja në këtë shkollë pranohen edhe katër mësuese për mbarvajtjen e mësimit. Ndërsa ajo gjithashtu nënvizon se të gjitha klasat janë të furnizuara me të gjitha mjetet e nevojshme duke u bazuar edhe në masat dhe protokollet e parashtruara të autoriteteve shëndetësore. 
 
LEONORA KALIQI