Maqedoni
Covid 19, 21 viktima, 459 raste të reja, 368 të shëruar
05.09.2021 17:33
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.416 teste të kryera janë regjistruar 459 raste të reja me Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.416 teste të kryera janë regjistruar 459 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 235 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 368 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 180.045 raste, prej të cilëve 158.809 janë shëruar, kurse 6.065 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 15.171 raste aktive me virusin korona.
565 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës
Ndërkohë Interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër Kovid vazhdon të mbetet i lartë. Deri më tash me dy doza janë vaksinuar rreth 565.000 qytetarë. 53% e popullatës mbi 40 vjeç është vaksinuar të paktën me një dozë ndërsa 29% e popullatës mbi 18-39 vjeç ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid19.
Të gjithë qytetarët të cilët duan të vaksinohen mund të ju drejtohen pikave të vaksinimit pa termin të caktuar paraprakisht ndërkaq fëmijët e moshës nga 12-18 vjeç vaksinohen por me pajtim të prindërve të tyre. Në dispozicion të qytetarëve janë vaksinat Pfizer, Astra&Zeneca dhe Sinovak. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim si mënyra më e mirë për parandalimin e formave të rënda të sëmundjes.
