Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, Mariqiq: Detyrim ndaj shtetit dhe qytetarëve
05.09.2021 18:26
Lidhur me Rrjedhën e Regjistrimit të popullsisë në vendin tonë është prononcuar edhe Ministri I Drejtësisë Bojan Mariçiq....

Lidhur me Rrjedhën e Regjistrimit të popullsisë në vendin tonë është prononcuar edhe Ministri I Drejtësisë Bojan Mariçiq. Ai thot se ky operacion statistikor është i rëndësishëm për krijimin e planeve dhe projekteve që nevojiten për shtetin e mbi të gjitha për qytetarët.
“Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara janë të detyruara të bëjnë regjistrimin, por ndoshta më e rëndësishmja, është një detyrim që kemi ndaj shtetit dhe mbi të gjitha ndaj qytetarëve. Sot fillon faza kryesore e operacionit më të rëndësishëm statistikor të kryer që nga pavarësia. Institucionet janë plotësisht të përgatitura në terren dhe ka filluar regjistrimi I personave banesave dhe amvisërive. Së fundi, si e gjithë bota e zhvilluar, ne do të kemi informacione që janë vërtet thelbësor në krijimin e planeve dhe projekteve që nevojiten mbi të gjitha për ju. Gjëja më e rëndësishme është që regjistrimi të bëhet në mënyrë të sigurt.”, tha Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
