Botë
Shqipëri, 3 viktima, 896 raste të reja nga Covid në 24 orë
05.09.2021 18:53
Në Shqipëri sërish janë shënuar shifra të larta infektimesh në vendin tonë si pasojë e Covid-19....

Në Shqipëri sërish janë shënuar shifra të larta infektimesh në vendin tonë si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 4.228 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitive 896 qytetarë, prej të cilave 224 raste të reja janë shënuar vetëm në Tiranë.Fatkeqsisht tre qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, mes tyre një 49-vjeçar nga Elbasani. Aktualisht janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
