Maqedoni
Vullnet Murselin, kandidat I ASH-së për Tetovën
05.09.2021 19:53
Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, sonte zgjodhi Vullnet Murselin...

Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, sonte zgjodhi Vullnet Murselin kandidat të koalicionit ASH-AAA për Komunën e Tetovës.
Kuvendarët votuan mes dy kandodatëve, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli, pas çka të dy kandidatët u zotuan se do të punojnë bashkë për të arritur fitore në zgjedhjet lokale. Para zgjedhjes së kandidatit, kryetari i Aleancës për Shiptarët, Ziadin Sela tha se kuvendarët kanë zgjedhur mes më të mirëve dhe se pas këtij Kuvendi i pret beteja më e rëndësishme për fatin e këtij qyteti.
"Tetova e do ndryshimin dhe bashkë menqytetarët e Tetovës ne duhet t’i themi stop talljes e nënqeshjes që na bëjnë këta që sa vite e qeverisin Komunën e Tetovës, duke na thënë se tani e kanë vendos t’i thonë stop hajnisë", tha Sela në fjalën e tij para kuvendarëve.
“Aleanca për Shqiptarët, zgjedhjet në Tetovë i sheh si një betejë për t'ia rikthyer dinjitetin qytetit të dy universiteteve, qytetit të ndryshimeve të mëdha dhe qytetit më të goditur nga pushteti aktual LSDM-BDI.”, thone nga ASH.
