Maqedoni

Parashikimi i motit

06.09.2021 09:04

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por nuk përjashtohet mundësia për reshje, sidomos në  pjesën jugore të vendit.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 20 deri 28 gradë celcius.
 
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 15 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me reshje të shiut, sidomos në pjesën jugperëndimore të vendit.