Maqedoni
Shkup, sanksionohen 145 shoferë, 77 për tejkalim të shpejtësisë
06.09.2021 09:25
Ministria e Punëve të Brendshme dje në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 145 masa..

Ministria e Punëve të Brendshme dje në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 145 masa, mes të cilëve 77 për tejkalimin e shpejtësisë, 14 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 për vozitje pa patent shoferi dhe katër për shkelje të kryera nga motoçiklistet.
MPB njofton qytetarët se kontrollet e trafikut do vazhdojnë dhe ju bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.
