Botë

Masakër në SHBA, një përdorues droge vret 4 persona

06.09.2021 09:48

Një burrë me jelek antiplumb ka vrarë 4 persona, mes tyre një foshnje në duart e nënës....

Një burrë me jelek antiplumb ka vrarë 4 persona, mes tyre një foshnje në duart e nënës. Ngjarja ka ndodhur në Florida, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Ndërkohë, e plagosur ka mbetur edhe një vajzë 11-vjeçare.
 
Burri është arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me policinë, ku mbeti i plagosur.
 
Agresori ka pranuar se është përdorues droge dhe ka thënë se e konsideron veten “survivalist”, që do të thotë se është gati për një botë post apokaliptike.
 
Në spital, kur ishte duke u kuruar në urgjencë, ai është munduar t’i marrë pistoletën një polici, duke u përleshur me të, por pa ia arritur qëllimit.