Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, “Civil”: Thirrjet për ta bojkotuar, janë krim

05.09.2021 17:09

Qendra për Liri, CIVIL dënon politizimin e operacionit më të madh statistikor në vend he thekson se thirrjet për bojkot, janë krim....

Qendra për Liri “Civil”, dënon politizimin e operacionit më të madh statistikor në vend dhe thekson se thirrjet për bojkot, janë krim.
 
Sipas “Civil”, regjistrimi që po mbahet pas gati dy dekadash, nuk ka dimension politik, por është një operacion statistikor i nevojshëm për njerëzit, institucionet, biznesin dhe shoqërinë në tërësi.
 
Pjesëmarrja e qytetarëve është detyrim qytetar, i rregulluar me ligj. Sipas tyre, thirrjet për bojkotim janë vepër penale. Strukturat që bëjnë thirrje për bojkotim të regjistrimit kanë për qëllim përfitim politik në kurriz të interesit publik. “CIVIL” i bën thirrje publikut të refuzojë dhe dënojë një veprim të tillë të pamatur politik. “CIVIL” u bën thirrje mediave dhe shoqërisë civile të ndihmojnë në realizimin e këtij operacioni të rëndësishëm statistikor, me thirrje publike dhe raportim korrekt. Partitë politike, pa përjashtim, duhet ta mbështesin regjistrimin përmes thirrjeve publike dhe komunikimit me anëtarësinë e tyre. Nga regjistruesit kërkohet të respektojnë rreptësisht protokollet shëndetësore, siç janë standardet e regjistrimit profesional.
 
Nga “CIVIL” thonë se e vlerësojnë lartë punën e institucioneve, para së gjithash, Entit Shtetëror të Statistikave dhe konsiderojnë se institucionet janë gati, procesi është i organizuar mirë dhe është në përputhje me masat për mbrojtje nga KOVID-19. Qytetarët mund të raportojnë veprime dhe parregullsi të paligjshme gjatë regjistrimit edhe në “CIVIL”.