Botë

Panjshir, rezistenca: Gati të negociojmë me talebanët

06.09.2021 11:03

Lideri i opozitës afgane, që është duke i bërë rezistencë forcave talebane në Luginën e Panjshir...

Lideri i opozitës afgane, që është duke i bërë rezistencë forcave talebane në Luginën e Panjshirit, deklaroi se mirëpret propozimin e dijetarëve fetarë për negocimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve.
 
Më herët, talebanët kishin raportuar se kishin mundur të hynin në rrethinat e Panjshirit dhe se i ishin drejtuar qendrës së tij. Talebanët e morën kontrollin e pjesës tjetër të Afganistanit, 3 javë më parë pasi qeveria e mbështetur nga perëndimi dështoi të mbronte vendin dhe presidenti Ghani u largua nga vendi. Për momentin, nuk raportohet se ka një përgjigje zyrtare nga ana e talebanëve për këtë propozim.