Maqedoni

Pesë vjet nga Kanonizimi i Nënës Terezë, Osmani në shënimin qëndror në Vatikan

06.09.2021 11:56

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot niset për vizitë në Vatikan...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot niset për vizitë në Vatikan, me rastin e shënimit qendror të jubileut të pestë të kanonizim të Nënës Terezë, që për herë të parë mbahet në organizim të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Selisë së Shenjtë, kumtoi MPJ.

Në suaza të shënimit, Osmani do ta hapë ekspozitën “Nënë Tereza – nga një vajzë nga Shkupi në Shenjtore”, në prani të sekretarit të Vatikanit për marrëdhënie me shtetet, monsinjor Pol Riçard Galater, pas çka vijon edhe pritja në prani të mysafirëve dhe përfaqësuesve të lartë të Romës dhe Vatikanit.