Botë
Shqipëri, hyjnë në fuqi masat e reja, forcohen kufijtë
06.09.2021 12:13
Në Shqipëri, prej sot, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Kjo nënkupton se të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri...

Në Shqipëri, prej sot, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Kjo nënkupton se të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë 1 nga 3 kushtet e mëposhtme:
- Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
- Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose testin e shpejtë të anti-genit brenda 48 orëve.
- Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla vlejnë edhe për pasagjerët që kalojnë transit. Të vetmit që përjashtohen nga kriteret më lart janë fëmijët deri në 6-vjeç.
Për sa i përket qytetarëve rezident në Shqipëri, të cilët vijnë në vend dhe nuk kanë asnjë prej dokumenteve të kërkuara, duhet të izolohen për 10 ditë dhe pas izolimit duhet të njoftojnë autoritetet përkatëse shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës.
Shtimi i rasteve pozitivë bëri që Komiteti i Ekspertëve t’ju rikthehet disa prej masave kufizuese, ku përveç të lart-përmendurave, u rivendos edhe ora policore prej orës 23 e deri në orën 6 të mëngjesit. Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit ka rekomanduar vaksinimin e detyruar për grupet më të rrezikuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.
