Botë
Izrael, 6 palestinezë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë
06.09.2021 12:34
6 të dënuar, pjesëtarë të grupeve militante palestineze, u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael...

6 të dënuar, pjesëtarë të grupeve militante palestineze, u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael, në orët e para të mëngjesit. 5 prej të arratisurve ishin pjesë e lëvizjes së Xhihadit Islamik, ndërsa i gjashti është një ish-komandant i grupit të armatosur pranë partisë Fatah, “Martirët” e Al Aksas.
Të burgosurit ishin shokë qelie dhe arritën të dalin nga burgu përmes gërmimit të një tuneli që dilte jashtë rrethimit. Zëdhënësi i policisë izraelite, tha se largimi i të dënuarve nga qelia ishte pikasur herët, por ata ishin larguar me shpejtësi dhe me shumë mundësi kishin si destinacion Bregun Perëndimor.
