Maqedoni

Arrestimi i Milenkoskit, Spasovski: Nuk kam qenë ministër në atë kohë

06.09.2021 12:56

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka hequr nga vetja përgjegjësinë për lëshime eventuale...

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka hequr nga vetja përgjegjësinë për lëshime eventuale në lidhje me urdhrin ndërkombëtar të arrestit të diplomatit, Mile Milenkoski, në Serbi. Ai sqaroi se nuk ka qenë ministër i brendshëm kur u lëshua urdhri për diplomatin e lartë, i cili u arrestua pasi ndihmoi vëllanë e presidentit armen të ikte nga Jerevani në Vjenë në 2018-n. Sqaron se të gjitha informacionet në lidhje me rastin janë marrë në bazë të një urdhër - arresti të lëshuar nga Interpoli, por në atë kohë, kundër Milenkoskit në vendin tonë nuk është filluar asnjë procedurë për shpërdorim të pozitës diplomatike, as nga MPB e as nga  Ministria e Punëve të Jashtme.

“Urdhër arresti ndërkombëtar u lëshua nga Armenia në 25 shkurt 2020. Në atë moment, unë isha  Kryeministër  dhe Ministër i Brendshëm është Naqe Çulev. Çfarë është bërë në atë moment, a është njoftuar apo jo Ministria e Punëve të Jashtme, nuk kam informacion të detajuar.  Urdhër arresti ndërkombëtar i është bashkangjitur sistemit të bashkëpunimit ndërkombëtar për një ose dy ditë dhe hetimi udhëhiqet nga vendi ku është kryer krimi, në këtë rast nga  Armenia. Tani që ndodhi kjo ngjarje, ne jemi të informuar përmes sektorit tonë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe e kemi kaluar informacionin në Ministrinë e Punëve të Jashtme.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Ministria e Jashtme fundjavën e kaluar konfirmoi se në Serbi më 27 gusht të këtij viti u arrestua një diplomat nga RMV. MPJ u njoftua zyrtarisht nga Ministria serbe për arrestimin, përmes Ambasadës së RMV-së në Beograd.
 
FATLUM AQIFI