Maqedoni
30 vjetori i pavarësisë, u promovua pulla postare me flamurin e RMV-së
06.09.2021 15:33
Posta e RMV-së ka promovuar pullën postare me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë së vendit..

Posta e RMV-së ka promovuar pullën postare me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë së vendit. Në këtë pullë postare është stilizuar flamuri shtetëror.
“Shoqëria aksionare “Posta” fillimin e pavarësisë e shënoi me pullë postare me bori dhe daulle. Sot e promovojmë pullën postare në gjashtë mijë kopje me vlerë nominale prej 70 denarësh në të cilën është stilizuar flamuri i shtetit tonë.”,- tha drejtori i NA “Postat e RMV-së”, Jani Makraduli.
Një kronologji për zhvillimet që sollën deri te pavarësia e shtetit e paraqiti ish deputeti, Ismet Ramadani.
“Pas 8 shtatorit vjen 17 nëntori kur u miratua kushtetuta e parë dhe më pas një datë e keqe Samiti i Lisabonës kur na pranuan kur si territor me integritet pa emër.”,- theksoi ish deputeti, Ismet Ramadani.
Në mesin e datave më të rëndësishme për vendin Ramadani përmendi marrjen e statusit të vendin kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtarësimin e vendit në NATO.
GYLTENE SINANI
