Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, EShS: Regjistrimi po rrjedh mirë
06.09.2021 15:57
Regjistrimi i popullsisë në terren po zhvillohet mirë dhe pa refuzime nga popullata...

Regjistrimi i popullsisë në terren po zhvillohet mirë dhe pa refuzime nga popullata, thonë drejtuesi i Entit Shtetëror të Statistikave. Janë evidentuar disa probleme të konektimit në internet, por sipas tyre është intervenuar me kohë.
Zëvendësdrejtori i EShS-së, Ilmi Selami, fillimin e këtij operacioni e cilësoi të mbarë teksa apeloi që qytetarët t’i përgjigjen këtij operacioni të rëndësishëm për vendin.
“Ishte një fillim i mbarë i suksesshëm, kishim regjistrime vetëm për 12 orë mbi 91 mijë regjistrime në ditë dhe kjo flet se është një ugur i mirë. Shfrytëzoj rastin që të bëj apel që qytetarët e RMV-së të gjithë pa dallim etnie dhe feje pa asnjë dallim tjetër t’i pranojnë regjistruesit në shtëpitë e veta. Të jenë të bindur se ky proces nuk u merr shumë kohë dhe për një kohë të shkurtë për 20 minuta kur do ta bëjnë regjistrimin kanë mbaruar një punë që është vërtet e rëndësisë së veçantë edhe për personat edhe për qytetarët edhe shtetin.”,- tha drejtori i ESHS-së, Ilmi Selami.
Edhe regjistruesit në terren thonë se procesi po ecën mirë ndërsa qytetarët po tregohen bashkëpunues.
“Qytetarët bashkëpunojnë me ne. Ne jemi persona përgjegjës të stërvitur që i zbatojmë të gjitha protokollet me distancë, dezinfektim. Përpiqemi që regjistrimin ta bëjmë në ambient të hapur.”,- theksoi regjistruesi rajonal, Ana Cvetanovska.
“Nga të dhënat prej njerëzve nga terreni këta dy ditë banorë të po regjistrohen dhe nuk kanë asnjë rezistimi nga ata.”,- theksoi regjistruesi rajonal.
Në rast se qytetarët kërkojnë që regjistruesi të jetë i vaksinuar ndërrohen ekipet, thonë regjistruesit, ndërkohë në ditën e parë gjithsej 94975 persona janë regjistruar, 28594 amvisëri dhe 37544 banesa.
NAIM RAMADANI
