Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Zaev: Do të fitojmë në qytetin e Shkupit

06.09.2021 16:56

Socialdemokratët janë optimistë se kandidati i tyre për Shkupin, Petre Shilegov...

Socialdemokratët janë optimistë se kandidati i tyre për Shkupin, Petre Shilegov, kalon në rrethin e dytë zgjedhor, edhe përkundër shumë kandidaturave për të fituar qytetin e Shkupit.
 
Mundësia për të përzgjedhur flet për demokraci, thotë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ka shtuar se për raundin e dytë do të kërkojnë mbështetjen e kandidatëve të cilët s’do kapërcejnë rrethin e parë.
 
“Nëse e kemi nderin dhe meritën që qytetarët të na japin lejen që të shkojmë në rrethin e dytë, besojmë se do të fitojmë. Unë besoj pasi që jam i njoftuar dhe i di hulumtimet, rezultatet të cilat gjithsesi janë arsye e mjaftueshme në një konkurrencë të tillë që të fitojmë shanse për qytetin e Shkupit dhe numrin më të madh të komunave në shtet. Të gjithë ata që nuk do të kalojnë në rrethin e dytë, pres mbështetje në rrethin e dytë, pasi që pjesa e madhe janë bashkëmendimtarë të politikave në të cilat ne besojmë.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Stoillkovski hedh akuza ndaj Shilegovit, Shilegov: Akuzat e VMRO-së të rëndomta
 
Por, nga VMRO–DPMNE këmbëngulin në dyshimet e tyre për veprime të jashtëligjshme të kryetarit aktual, Petre Shilegov, në rikonstruimin e shtëpisë familjare.
 
“Përskaj lejes për ndërtim, Shilegov le të tregojë marrëveshjen e nënshkruar me realizuesin e rikonstruimit, a është kjo ndërmarrje e cila ka ndonjë lidhje me tenderët në qytetin e Shkupit, a është e afërt me ndërmarrjet publike të qytetit të Shkupit dhe a ka Shilegov ndonjë fletëpagesë dhe transaksion financiar ndaj asaj ndërmarrje.”,- tha zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Naum Stoillkovski.
 
Akuzat e tilla për kryetarin aktual të Shkupit, Petre Shilegov, janë të pabaza por të rëndomta para cikleve zgjedhore.
 
“Në fletpronësinë unë jam pronar i shtëpisë e përbërë nga përdhesa, kati i parë dhe i dytë dhe kulm, që është gjendje faktike edhe sot. Gënjeshtër numër dy: Shilegov bën rikonstruimin pa leje. Kjo është leja e dhënë nga komuna e Karposhit në dhjetor vitin e kaluar, kur ka nisur rikonstruimi. Gënjeshtër numër tre: Shilegov nuk është pronar i tokës ndërtimore. Ky është vendimi u privatizimit të tokës ndërtimore.”,- theksoi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Shilegov i bindur se në rrethin e dytë do të merr përkrahjen e kandidatit të partisë për Ripërtëritje Demokratike të Maqedonisë Beni Shaqiri. BDI ka promovuar kandidatët dhe agjendën e fushatës të bazuar në pesë shtylla. 
 
ASh kandidon Vullnet Murselin në Tetovë
 
Edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë publikuar emrat e kandidatëve në pjesën më të madhe të komunave. Ashtu si edhe Lëvizja BESA dhe PDSH të cilat kanë bërë publike disa kandidatura. 
 
MERAL ISMAILI