Maqedoni
Zaev dhe Mariqiç: Kiçeec doli në bazë të dokumentacionit mjekësor
06.09.2021 17:56
Kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministri i drejtësisë, Bojan Mariqiq...

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministri i drejtësisë, Bojan Mariqiq, deklaruan se i dënuari me burg në rastin "Zhvatja", Zoran Milevski- Kiçec, i cili ishte pjesë e aksidentit të trafikut ditë më parë, ka dalë nga burgu në bazë të dokumentacionit mjekësor. Sipas tyre, bëhet fjalë për të drejtë të garantuar me ligj.
“Normalisht, bisedova me drejtorin e sanksioneve, Marijan Spasovski, dhe mi tregoi të gjitha detajet dhe besoj se edhe ata do të publikojnë kumtesë zyrtare me detaje. Çdo njëri që vuan dënimin me burg pas mbajtjes së dënimit ka disa të drejta. Këtu bëhet fjalë për dokumentacione të kompletuara për shkaqe shëndetësore që i takon gjithsesi çdo personi që e mban dënimin. Definitivisht është sipas Ligjit dhe e drejtë që i takon secilit që vuan dënimin, kanë të drejtë në pushim vjetor, vikend, të drejtën e mjekimit me ndërprerje të caktuar të dënimit.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
“Ajo që më ka thënë drejtori është se ajo që e kanë publikuar në emër të drejtorisë me kumtesë është version i vërtet. Mendoj se bëhet fjalë për mos-koordinim momental apo dallim në data, megjithatë thelbi është se mbi baza të dokumentacionit mjekësorë i burgosuri ka marrë 30 ditë ndërprerje nga mbajtja e dënimit me qëllim që t’i mbarojë ato punë mjekësore dhe pastaj të kthehet në mbajtjen e dënimit. Kjo nuk është hera e parë e as e fundit që një i burgosur të shfrytëzojë këto të drejta.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Se Kiçeec kishte ndërprerje të dënimit prej 30 ditëve për shkaqe shëndetësore, kanë kumtuar edhe nga Drejtoria për Zbatimin e Dënimeve. Sqarojnë se gjendjen shëndetësore të Kiçeec e kanë argumentuar mjek specialistë në raportet e tyre, ku thuhet se ai ka sëmundje akute të zemrës dhe duhet të trajtohet.
Spasovski: Po hetohet përgjegjësia për aksidentin
Ndërkohë, Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, thotë se po punojnë mbi vërtetimin e përgjegjësisë për aksidentin në të cilin mori pjesë edhe i dënuari Kiçeec, ku pati edhe të vdekur.
“Unë sinqerisht më vjen keq për fatkeqësinë që ndodhi në komunikacion dhe që ka person që ka humbur jetën dhe kjo është humbja më e madhe, për aspektet e tjera do të vlerësojnë ekspertët e tjerë të MPB-së, saktësisht do të vërtetohet se kush është fajtorë dhe ajo do të duhet të bartë përgjegjësi.”,- theksoi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
VMRO-DPMNE: Lirohen kriminelë për interesa të pushtetit
Por, VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon se pushteti po i liron kriminelët e dënuar nga burgjet të cilët kanë për detyre të frikësojnë, të bëjnë mito dhe kërcënojnë qytetarë.
“Zaevit nuk i mjafton që LSDM-në e ka barë firmë private, por ka nevojë edhe për gardë private, të burgosur të liruar që do t’i zbatojnë punë të pista para dhe gjatë zgjedhjeve. Sipas informatave tona nga tereni, para tre javë në një hotel në jug lindje të Maqedonisë tre funksionarë të lartë të pushtetit prej të cilëve një ndërprerje të përgjegjës për policinë, tjetri nga ajo anë, me vëlla të njohur dhe i treti kriminel i njohur janë dakorduar për lirimin e të burgosurve.”,- theksoi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së, kriminelët kanë pasur për detyrë të të zbatojnë operacion special, evakuim të kapitalit jashtë vendit për t’i mbrojtur bizneset e pushtetit. E gjithë këtë sipas VMRO-DPMNE-së pushteti e bën nga frika e humbjes së zgjedhjeve.
FLORIJE BELULI KAMBERI
