Maqedoni
Kumanovë, regjistrimi po zhvillohet pa probleme
06.09.2021 18:15
Në rajonin e Kumanovës fillimi i regjistrimit të popullsisë...

Në rajonin e Kumanovës fillimi i regjistrimit të popullsisë, amvisërisë dhe objekteve po rrjedh pa problemeve. Për këtë operacion statistikor janë angazhuar 310 persona, nga të cilët, 258 regjistrues rajonal, 26 instruktorë dhe 26 regjistrues rezervë.
“Për rajonin regjistrues 49, në të cilin gjenden Kumanova dhe Nagoriçi i Vjetër, në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikës për momentin kemi të angazhuar 310 persona, nga të cilët 258 si regjistrues rajonal, 26 instruktorë rajonal dhe 26 regjistrues rezervë. Regjistrimi në rajonin e Kumanovës filloi me kohë më 5 shtator dhe deri më tash nuk kemi asnjë vërejtje për mbarëvajtjen e këtij operacioni statistik.”,- tha kryetari i rajonit regjistrues të Kumanovës, Aleksandar Galevski.
Të theksojmë se deri më tash askush nuk ka refuzuar bashkëpunimin me regjistruesit në terren, përkundrazi kanë ofruar të gjitha të dhënat me çka i ndihmohet këtij procesi statistikor.
FATLUMI AQIFI
