Maqedoni

Miletinë: Disa nxënës bojkotojnë mësimin. Carovska: Bojkoti nuk i shërben askujt

06.09.2021 18:34

Disa prindër të nxënësve të klasës së katërt në shkollën fillore “7 Marsi” në Miletinë...

Disa prindër të nxënësve të klasës së katërt në shkollën fillore “7 Marsi” në Miletinë, Komuna e Bërvenicës nuk i lanë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë. Ata janë të revoltuar që këtë vit nxënësit e klasës së katërt nuk morën libra shkollorë dhe sipas konceptit të ri ata duhet të mësojnë nga mostrat digjitale nëpërmjet pajisjeve elektronike.
 
Por Ministrja e Arsimit Mila Carovska thot se numri i nxënësve që bojkotojnë është tejet I ulët duke shtuar se  bojkoti do të shkonte në dëm të nxënësve. 
 
“Sado që të jetë përqindja për momentin është shumë i vogël sepse asnjë shkollë nuk është mbyllur për shkak të bojkotit. Bojkoti nuk i kryen punë askujt, dhe më së paku është në interes të nxënësit. Ne si minstri dhe qeveri intenzivisht mundohemi të sigurojmë arsimim që është në funksion të çdo nxënësi. Për këtë, apeloj çdo prind,  por edhe te disa  parti të caktuara  politike,  ti tërheqin anash interesat e ngushta personale dhe për momentin të ndjekin interesin e nxënësve”, u shpreh ministrja e Arsimit Mila Carovska. 
 
Programi i ri është menduar për rritjen e kualitetit tek nxënësit si dhe  të lidh temat e programeve mësimore thot minsitreja Carovska, duke shtuar se mësimdhënësit janë të kënaqur me programin e ri mësimor.
 
Bojkotimi i mësimit është paralajmëruar nga nisma qytetare “libra dhe mësim patjetër të ketë”. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU