Maqedoni

Zaev: Regjistrimi filloi në mënyrë të suksesshme

06.09.2021 18:53

Kryeministri, Zoran Zaev, e vlerësoi si fillim shumë të mbarë ditën e parë të regjistrimit...

Sipas tij, vetëm në ditën e parë janë regjistruar 94,500 persona, 28,355 familje dhe 37,404 apartamente, që janë numra inkurajues. Zaev po ashtu falënderoi qytetarët, regjistruesit, Entin Shtetëror të Statistikave dhe Ministrin e Drejtësisë për këtë gatishmëri të treguar. 
 
“Mbrëmë jam ndjerë krenarë që janë qytetar i këtij vendi, sepse pas 20 viteve, dhe me apelin e të gjitha subjekteve politike, filloi në mënyrë të suksesshme regjistrimi në të gjitha 50 rajonet. Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani janë regjistruar 94,500 qytetarë. Edhe pse ishte e diel dhe dita e parë, dhe në kohë të një pandemie u tregua se gjithë ky operacion statistikor me sukses ka filluar, dhe jep shpresë së deri në fund kështu do të shkon. Kemi edhe 24 ditë dhe shpresoj këtë ta bëjnë të gjithë qytetarët, më pastaj këto numra do të jenë indikator serioz për politikat e suksesshme për zhvillimin e vendit.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Nga VMRO-DPMNE-ja kanë pohuar kohë më par se zgjidhja më e mirë për vendit do të ishte sikurse të realizohej regjistrimi elektronik për mes bazës të të dhënave nga të gjitha institucionet.
 
Ndërsa partitë shqiptare pa marrë parasysh pozitë apo opozitë, të gjitha njëzëri kanë përshëndetur fillimin e procesit të regjistrimit, duke ju bërë apel qytetarëve që ta realizojnë të drejtën e tyre, me qëllim që të tregojmë se sa jemi, dhe se përmes këtyre numrave do të definohen ndarja e mjete buxhetore dhe zhvillimi i vendit.