Botë

Kosovë, 28 të vdekur e 489 të infektuar

06.09.2021 19:12

Në Kosovë janë regjistruar edhe 28 viktima nga COVID-19...

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për situatën epidemiologjisë, thotë se janë shënuar edhe 489 raste të reja të të infektuarve. Shifra bazohet në 6 mijë e 310 mostra të testuara.

Sëmundjen e kanë mundur edhe 859 qytetarë, derisa raste aktive janë 25 mijë e 290 persona. Në total, në spitalet e Kosovës janë 1 mijë e 115 pacientë pozitivë.

Sipas njoftimit spitalor, 1 mijë e 38 prej tyre janë duke u trajtuar me terapi oksigjeni.