Botë
Kubë, fillon vaksinimi i fëmijëve nga mosha dy vjeçare
07.09.2021 10:16
Kuba thot se ka nisur vaksinimin e fëmijëve nga mosha dyvjeçare e lart kundër COVID-19....

Kuba thot se ka nisur vaksinimin e fëmijëve nga mosha dyvjeçare e lart kundër COVID-19.
Kuba ka nisur të imunizojë fëmijët e grup-moshës 2-11 vjeç nga 6 shtatori, duke përdorur vaksinat e krijuar vetë, të cilat nuk janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky vendim është marrë pasi Kuba ka përfunduar testimet klinike të dy vaksinave të saja në fëmijë të vegjël. Vaksinat e Kubës nuk janë analizuar nga shkencëtarë ndërkombëtarë.
Edhe shtete tjera në botë janë duke vaksinuar fëmijë nga mosha 12-vjeçare, dhe disa janë duke kryer testime në fëmijë të moshave më të reja. Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela kanë bërë të ditura planet për të vaksinuar fëmijë më të vegjël se 12 vjeç, mirëpo Kuba është vendi i parë që bën një gjë të tillë. Ndërkohë Grupi i 20 vendeve më të pasura të botës, i njohur si G20 ka rënë dakord për të rritur përpjekjet që të ndihmojnë vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë.
