Mariçiq: Në fazën e parë do të digjitalizohe pesë gjykata
Pesë gjykata do të përfshihen në fazën e parë të digjitalizimit të gjyqësorit ka deklaruar minsitri I drejtësisë Bojan Mariçiq....

Pesë gjykata do të përfshihen në fazën e parë të digjitalizimit të gjyqësorit ka deklaruar minsitri I drejtësisë Bojan Mariçiq.
Dixhitalizimi në të cilin jemi fokusuar në periudhën e kaluar, presim të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe hapjes së gjykatave, rritjen e efikasitetit të gjyqtarëve dhe gjykatave, dhe sigurimin e aksesit më të lehtë dhe më të thjeshtë në drejtësi dhe shërbime, tha Mariçiq. Sipas tij dy ekspertë amerikanë pritet të mbërrijnë në vend për të vizituar gjykatat, në mënyrë që të bëjnë një specifikim të plotë, sepse çdo gjykatë, çdo sallë gjykimi ka karakteristikat e veta, dhe në përputhje me rrethanat nevoja për pajisje te jetë i ndryshem. Gjykatat Themelore Shtip, Kavadar dhe Strumicë do të jenë të parat që do të pajisen, si dhe Gjykata Penale dhe Civile në Shkup, tha Maricic. Poashtu ministri theksoi se OSBE-ja është duke punuar në përgatitjen e një platforme funksionale mbi të cilën do të publikohen të dhënat për punën e gjykatave në lidhje me cilësinë dhe sasinë e punës së tyre.
