Botë
Austria mund të vendosë masat e izolimit vetëm për të pavaksinuarit
07.09.2021 12:46
Austria pritet të çojë në një tjetër nivel detyrimin ndaj banorëve të saj për të bërë vaksinën kundër virusit korona....

Austria pritet të çojë në një tjetër nivel detyrimin ndaj banorëve të saj për të bërë vaksinën kundër virusit korona.
Në një intervistë televizive, kancelari Kurz deklaroi se nëse do të mendohet vendosja e masave të reja të izolimit, ato do të jenë të detyrueshme vetëm për personat që nuk duan të marrin një nga vaksinat në qarkullim kundër virusit.
“Kush nuk është i vaksinuar, nuk është i mbrojtur. Është e sigurt që nuk do të ketë më izolim për personat e vaksinuar”, u shpreh Kurz duke saktësuar se mbyllje të përgjithshme të vendit për shkak të Covid nuk do të ketë më.
